Rama: Pas 25 Prillit gati të bashkëpunoj me Bashën, por me kusht që …

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë për një bashkëpunim me Lulzim Bashën, pas zgjedhjeve të 25 prillit megjithatë ka vetëm një kusht! Që Basha të shkëputet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët i ka cilësuar si të keqen e vendit.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha.


Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% të mirëqenies shqiptare, jo te konfliktet dhe idiotësisë”, tha Rama.

Në intervistën për Report Tv përballë gazetarit Denis Minga, Rama është ndalur të flasë edhe për punët e tij përgjatë qeverisjes, e pikërisht një prej këto është edhe Rruga e Arbrit, ku dhe u zhvillua kjo intervistë. Rama sqaroi se kjo rrugë do të jetë pa pagesë, dhe është shprehur i bindur se do të jetë sjellë një zhvillim ekonomik shumë të madh për vendin.

Teksa ish-kryeministrin për Sali Berishën është shprehur se i ka sjellë vetëm të këqija vendin me filozofinë e tij të të qeverisurit, për Metën thotë se nuk e sheh aspak si kundërshtarin e tij politik, por si një personalitet të degraduar që ka bërë të njëjtën gjë edhe me institucionin që ai drejton, Presidencën. E nisur nga kjo, pavarësisht paralajmërimeve apo deklaratave të forta që ka bërë kreu i shtetit, të tipit “kush vjedh votën do i pritet dora” Rama tha se nuk i trembet aspak një skenari dhune pas 25 prillit. Frikë tha se ka vetëm nga Zaho, djali i tij i vogël dhe vetja.




Skip to toolbar