Ndihmoi pronarin e lokalit të arratisej pasi rrahu punonjësen e OSHEE, arrestohet i riu

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun që ndihmoi Spartak Carën, të arratiset pasi dhunoi faturisten e OSHEE në Tiranë.

Vijojnë kontrollet për 38-vjeçarin Cara, pronar i një lokali në rrugën ‘Artan Lenja’, ku punonjësja e OSHE, Rubena Hasa, shkoi për të kontrolluar matësin e energjisë elektrike.

Cara qëlloi faturisten me sende të forta në trup, pavarësisht tentativave të saj për ta sqaruar se ishte aty për të lexuar sahatin. Faturistja po mbahet nën kujdesin e mjekëve të Traumës.



Skip to toolbar