Ndihmuan në kërkimin e trupave, forcat rumune largohen nga Shqipëria

AKTUALITET


Frocat e kërkim-shpëtimit nga Rumania, që punuan opër gjetjen e trupave nën rrënoja, kanë mbyllur misionin e tyre në Shqipëri. Të dielën trupat rumune janë larguar nga vendi ynë në drejtim të vendit të tyre.

Para largimit nga Rinasi, trupat rumune janë përshëndetur nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Ambasadën e Rumanisë në Tiranë.


Në përcjelljen e 52 trupave të forcave rumune, Taulant Balla falenderoi Rumaninë dhe frocat e saj për profesionalizimin dhe kontributin e dhënë në operacionet e kërkim-shpëtimin nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.

Lëkundjet e forta të tërmetit, që goditën Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit la pas 51 viktima, ndërsa qindra banesa janë shpallur të pabanueshme. Shumë prej qytetarëve durrsakë janë akomoduar në hotele, tek të afërmit e tyre, madje disa janë ende nën çadra.




Skip to toolbar