Në dyshim për pastërtinë e figurës, KQZ dërgon për hetim emrat e disa kandidatëve

Më të fundit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar për hetim të thelluar në prokurori disa kandidatë për kryebashkiakë, konkretisht, Kreshnik Hajdarin për Bashkinë e Kuçovës, nga Partia Socialiste si dhe Rezeart Tusha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shijakut.

Të dy mbeten të regjistruar si kandidatë, derisa Prokuroria e Përgjithshme të flasë me konkluzion.

Ndërkohë, ndonëse u kërkua një gjë e tillë për kryebashkiakun socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailajn, KQZ u tërhoq, pasi do të shqyrtojë dokumentet që solli Partia Demokratike, që kanë të bëjnë me dënimin e Ismailajt GJKKO.

Qerim Ismailaj, i cili është aktualisht kryebashkiaku i Mallakastrës, rezulton i dënuar me 6 muaj burg për falsifikim. Ndaj Kreshnik Hajdarit, Gjykata e Janinës ka vendosur “Masë edukuese qortimi” në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërkaq, pretendohet se Rezeart Tusha  është dëbuar nga Zvicra për trafik droge.

Në total, janë 10 kandidatë për kryetar bashkie të cilët do të verifikohen për pastërtinë e figurës dhe ata janë; Halit Mulaj, PS Has’ Kristjan Shkreli, PS Vau Dejës; Artur Bushi, PS Krujë; Fredi Beleri Himarë, “Bashkë Fitojmë”; Agron Kapllani, PD Mallakastër dhe Elvis Hajdërli, Devoll “Bashkë Fitojmë.

Gjithashtu, janë dërguar për verifikim 20 kandidatë për Këshilltarë Bashkiakë, 3 nga Partia Socialiste, 6 nga Partia Demokratike 4 nga Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, 1 nga grupimi i Sali Berishës dhe 6 të tjerë nga parti të vogla.



Skip to toolbar