Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Shqiptari me iniciale R. T., 25 vjeç, akuzohet për vjedhje me dhunë në shtetin fqinj dhe është dënuar në mungesë nga gjykata e Firences me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burg.
25-vjeçari është arrestuar në qytetin e Durrësit, ku dhe jetonte, dhe pritet që të bëhet ekstradimi i tij në drejtim të Italisë. I riu është dënuar që 2017 nga drejtësia italiane dhe prej dy vitesh ndodhej në arrati. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.