Në prag të turit në Diasporë/ Rama publikon fotot e 18 viteve më parë: Shqiptarët e Greqisë janë një histori krenarie

AKTUALITET


TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kthyer pas në kohë duke publikuar dy foto nga një takim i tij me shqiptarët në Athinë në vitin 2006, në cilësinë e kryetari të opozitës në Shqipëri.

Sipas tij, 18 vjet më pas, shqiptarët në Greqi janë sot histori krenarie kombëtare dhe qytetarie europiane.


“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE KOMBËTARE, QYTETARIE EUROPIANE DHE SUKSESI TË PAMOHUESHËM *Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006”, shkruan ai.

Ky reagim i Ramës vjen tre ditë para takimit të planifikuar me shqiptarët në Greqi. Shefi i qeverisë shqiptare më 12 maj, në kryeqytetin  grek, Athinë, do takohet me komunitetin shqiptar, i cili jeton dhe vepron atje./ n.m.abcnews.al




Skip to toolbar