Policia e Librazhdit ka arrestuar një 26 vjeçar me iniciale D.R, nga Pogradeci, pasi akuzohet për kryerjen e një sërë vjedhjesh, kryesisht biznese private.
Sipas policisë 26 vjeçari akuzohet se ka vjedhur një shumë lekësh dhe sende të tjera në lokalin në pronësi të shtetasit V.L, në Përrenjas më 29 maj 2019 si dhe 4 vjedhje të tjera të kryera gjatë periudhës mars – prill, përkatësisht një lokal, një magazinë dhe 2 banesa.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet të mëtejshme.