Policia Detare ka shpëtuar një turist ukrainas në Borsh. Mësohet se ai rrezikonte të mbytej pasi kishte shkuar shumë larg duke notuar.
Mirëpo, fatmirësisht policia ka arritur ta nxjerr në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Njësia Policore Detare në Borsh i erdhi në ndihmë një turisti ukrainas, i cili rrezikonte pasi kishte shkuar shumë larg duke notuar.
Pas njoftimit të ardhur në Sallën Operative të DVP Vlorë, se një person i cili ishte duke notuar po rrezikohej 📍në vendin e quajtur “Gjiri i Borshit”, Njësia Policore Detare u nis menjëherë drejt vendit të dhënë me mjetin lundrues Jetski dhe në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
🏝️ Turisti ukrainas falënderoi forcat e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, dhe ftojnë të gjithë qytetarët që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 në rast nevoje./abcnews.al