Negociatat, Lleshaj: Edhe Holanda do të reflektojë

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm është i bindur se edhe Holanda do të reflektojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Lleshaj, teksa mori pjesë në përurimin e ambienteve të reja të ZSHQ në Komisariatin e Malësisë së Madhe ka folur edhe rreth integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas ministrit Lleshaj, Shqipëria i ka bërë të gjitha ata që i janë kërkuar nga Bashkimi Europian dhe kësisoj meriton hapjen e negociatave. “Kam pasur mundësinë si ditë intensive me vizitat në Gjermani. Procesi është në rrugë të mbarë. Shumica është pro në mbështetje të progresit të Shqipërisë. Skepticizëm ka nga Holanda Franca, që ne përpiqemi ta kuptojmë. Por Shqipëria i ka bërë ato që Europa ka kërkuar ndaj saj. Ne nuk mund ta ndërrojmë veten tonë për është bërë gjithçka që na është kërkuar nga BE”, deklaroi Ministri Lleshaj.


Sipas tij, një ndër shqetësimet e Holandës është krimi që vjen nga shqiptarët që janë atje, por thekson se në krahasim me organizatat e tjera kriminale në Holandë, shqiptarët janë të papërfillshëm.




Skip to toolbar