Netanyahu bën “share” videon e Ramës: Pranë jush në këtë orë të vështirë

AKTUALITET


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka shpërndarë një video të kryeministrit Rama, ku është takuar me ekspertë e specialistë izraelit që po bëjnë vlerësimet e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit. Netanyahu ka falenderuar dhe cilësuar mikun e tij Ramën, ndërsa ka shprehur mbështetjen e tij për Shqipërinë në këtë situatë të vështirë që po kalon.

“Faleminderit kryeministri i Shqipërisë, miku im Edi Rama, për fjalët e ngrohta. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë”, shkruan kryeministri i Izraelit.


Izraeli është ndër vendet që i ka ofruar ndihmë Shqipërisë, duke sjellë ekspertë dhe specialistë për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, që la 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.




Skip to toolbar