Përplasen dy motorë, vdes një drejtues, plagoset tjetri

AKTUALITET


Dy motorë përplasen me njëri-tjetrin duke i marrë jetën njërit prej drejtuesve dhe duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin tjetër. Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Oblikë rreth orës 17:05.

Njëri nga drejtuesit e motorit ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H., 57 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë. Policia vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit tragjik.





Skip to toolbar