Nga Lalëzi “i ngjalave”, Meta shpreson se Rama “do zbutet”

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta e ka nisur të shtunën me një foto nga gjiri i Lalëzit dhe me një mesazh të koduar që tingëllon se i drejtohet kryeministrit Rama. Kjo për faktin se Gjiri i Lalëzit na sjell në mendje, darkën e famshme të ngjalave mes Ramës e Metës që solli në krijimin e koalicionit mes PS-LSI.

“Mirëmëngjes nga Lalëzi! Edhe pse deti është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë”, shkruan Meta.


Duket se presidenti ende ka shpresa se Rama do ta pranojë atë si kryenegociator dhe se mund të “zbutet” dhe të pranojë një marrëveshje politike; çka do të thotë se Rama do të pranonte edhe 13 tetorin e Metës por edhe sulmet e tij kundër reformës në drejtësi dhe SHBA-së.

Pra duket disi e pamundur që kjo të arrihet. Rama e ka bërë të qartë se 13 tetori është një ditë si gjithë të tjerat duke mos e njohur dekretin e Metës, ashtu sikurse nuk njohu as të parin për anulimin e 30 qershorit. Ai e ka theksuar në shumë raste se është gati për dialog por “reforma në drejtësi nuk diskutohet,  vetëm zbatohet”. Ndërsa sulmet e Metës ndaj “armiqve të huaj” i ka ironizuar.

Maxhoranca dhe kreu i saj janë të vendosur, në shtator do të shkarkojnë presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe presidenti Meta e di shumë mirë këtë, pavarësisht mesazheve që dërgon nga Lalëzi i “ngjalave”./Realstory.al  




Skip to toolbar