‘Ngec’ në vettingun e policisë, shkarkohet drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në DPPSH

AKTUALITET


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përmes procesit të vettingut, ka vendosur moskonfirmimin në detyrë të Thodhori Gravanit.

Gravani mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.


Njoftimi i plotë:

Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi sot, më datë 26.01.2024, seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Thodhori Gravani, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në përfundim të seancës dëgjimore, Trupa e Vlerësimit vendosi moskonfirmimin në detyrë të subjektit z.Thodhori Gravani. Vendimi i Trupës së Vlerësimit do të publikohet në faqen zyrtare brenda 15 ditëve./abcnews.al




Skip to toolbar