Fier, në burg dhe të plagosur

AKTUALITET


Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Aleksandër Zhapaj, personi i mbetur i plagosur me armën e policit, në ngjarjen e disa ditëve më parë në Fier. Ky vendim është dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit, pasi Zhapaj ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi po merr mjekim të specializuar për shkak të plagve të marra. Përpara Gjykatës së Fierit kanë dalë dhe disa nga të arrestuarit e tjerë, masa për të cilën ende nuk është bërë e ditur.

Ngjarja e të  shtunës së javës së kaluar tronditi qytetin e Fierit, pasi një i ri 21 vjeç, shtetasi Daniel Braçe, i mori armën e shërbimit punonjësit të policisë në spital dhe qëlloi në drejtim të Aleksandër Zhapajt. Të plagosur mbrëmjen e së shtunës mbetën dhe dy djemtë e Aleksandrit, Gentjan dhe Aldi Zhapaj, të cilët u konfliktuan në Levan me shtetasit Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj dhe këta të plagosur, të dy të afërm të Daniel Braçes.


Në korridorin e spitalit të Fierit, gjatë kohës që po shoqëronte dy të plagosurit të afërm të tij, Daniel Braçe i mori pistoletën një punonjësi policie dhe qëlloi Aleksandër Zhapajn. Në total, nga kjo ngjarje u plagosën pesë persona, Aleksandër Zhapaj me armë zjarri, dy djemtë e tij Gentjan dhe Aldi Zhapaj me sende të forta, dhe Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj me thikë. Të pesë këta persona, përfshirë janë arrestuar nga Policia e Fierit, ndërsa ngjarjen po e heton dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.




Skip to toolbar