Ngjarja te pallati i tij, flet Braçe: Drejtësia të hetojë, po them disa të vërteta për hajdutët e turistëve

AKTUALITET


Tre ditë pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vdekur dy punëtor dhe u plagosën katër të tjerë, pas rënies së një skele që po përdorej për rikonstruksionin ku banon zëvendës kryeministri Erion Braçe, numri dy i qeverisë ka bërë një reagim publik për ngjarjen. Braçe u është përgjigjur akuzave të rënda nga opozita, që më herët është shprehur se “ai, Braçe, hesht për ngjarjen e rëndë te pallati ku ai banon”. Zëvendës kryeministri shprehet se hshtja e tij ka ardhur duke respektuar mortin për dy viktimat, të cilët janë përcjellë në banesën e fundit të dielën.

“Ky është borxhi që ju kam Ergysit dhe Orjanit, çdo punëtori në këtë vend. Karrigia as që ka rëndësi fare këtu, as e kam pasur, as e kam kërkuar, as më mban e as e mbaj; si përherë mendova për punë, e kam parë dhe e shoh si punë. Tani, me shumë përulësi ndaj familjarëve të Ergysit dhe Orjanit, pasi heshta 48 orë në respekt të dhimbjes së pashembullt të tyre, durova po aq akuzat e një krimineli barabar që ka pushkatuar të rinj, prindër dhe, një tjetri, hajdut ordiner të cilin nuk e lënë të udhëtojë në SHBA, të dy politiqenë këta, një vrasësi barbar grash dhe një hajduti ordiner turistësh, njeri pronar medie e tjetri pronar i një shoqate që jepet me lekeë tek i paligjshmi i parë që do të luftojë si i paligjshëm qeverinë apo konkretin, dua të them ca të vërteta”, shkruan Braçe.


Duke sqaruar më tej, se “nuk ka pallat e vilë”, dhe si zëvendëskryeministër, nuk i ka kërkuar favor të paligjshëm kryetarit të bashkisë, Braçe sqaron se firmat që po punonin në pallat nuk janë kontraktuar nga ai. “Si qytetar si zëvendës kryeministër jo e jo, nuk kam përzgjedhur e kontraktuar as personin fizik “Xhimi” e as kompaninë “Syla”, për të kryer punime në pallatin ku unë banoj, edhe pse kontrata është për investimin, ligji për sigurinë në punë!”, shkruan Braçe.

Më tej, duke renditur disa “të vërteta” të tjera sipas tij, Braçe ndalet te ligji për sigurinë në punë. Ai shprehet se në cilësinë e zëvendës kryeministrit, brenda detyrës, “prej 5 muajsh i ka kërkuar Inspektoratit Shtetëror të Punës, të rrisë kontrollet dhe ti largojë nga byrektoret dhe qoftet, duke i përqëndruar inspektorët te sipërmarrjet me risk të lartë”.

“Pesë herë, çdo muaj nga marrja e detyrës ka qenë kështu, 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës i kam kontrolluar në rajone, s`i kam gjetur në punë, i kam pushuar (një pis i denoncoi si reprezalje mbi LSI dhe PD), 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës kam marrë raporte prej tyre, i kam refuzuar si të pamjaftueshme e të pavlefshme, madje të padobishëm”, shkruan Braçe duke vijuar më tej, duke se brenda 16 muajve jën bërë 7 herë kontrolle te “Syla”, dhe janë gjetur shkelje, por sipas numrit dy të qeverisë, prej 1 muaji s`ka pasur asnjë kontroll.

“Prej një muaji zero kontroll në një kantier me risk të lartë si ky, për më keq dy minuta nga zyrat e tyre, dëshmon se puna nuk është bërë sa e si duhet dhe i ngarkon me një përgjegjësi shumë të rëndë, si kompanitë ku sipas ligjit nis e duhet të garantojë sigurinë në punë, si agjencinë, që sipas ligjit duhet të kontrollojnë vetëm të kontrollojë përmbushjen e detyrimeve ligjore për sigurinë në punë”.

Në këto kushte, Erion Braçe kërkon hetim deri në fund për këtë ngjarje të rëndë. “Ndaj drejtësia duhet të hetojë e gjykojë deri në fund, drejt e sipas përgegjësisë secilin”. Gjithashtu, zëvendës kryeministri ka sqaruar se punëtorët kanë qenë të deklaruar në tatime, pavarësisht se në disa lajme u publikua se ata nuk ishin të siguruar.




Skip to toolbar