Ngjarje tragjike në Sarandë/ Mbytet aksidentalisht 4-vjeçari në liqenin e Mursisë

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Sarandë. Një 4 vjeçar është mbytur aksidentalisht në liqenin e Mursisë.

Policia njofton se i mituri ka qenë duke qëndruar me familjarët pranë liqenit. Ndërkohë po punohet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.


“Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.




Skip to toolbar