Ngjela tregon goditjen që ka marrë Berisha 

Më të fundit


Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai ka deklaruar se Berisha donte që të merrte Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk ia doli.

Sipas tij, edhe pse të gjithë shqiptarët e ditur qeshin ai vijon të bëjë të tilla veprime sepse kërkon t’u thotë amerikanëve se Shqipëria është e tija.


“Të gjithë shqiptarët qeshin me teatrin absurd të Sali ziut! Sali ziu donte të merrte Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk… Një “Nuk!” të fortë dhe me zë të lartë iu dha nga Grupi. “Nuk!”, ka kudo për këtë njeri-gënjeshtër, por ai vijon. Qeshin të gjithë shqiptarët e ditur me të, por ai vijon, edhe pse takohet me mohimin që i bëhet kudo. Por ai vijon… Sepse kërkon t’u thotë amerikanëve se Shqipëria është imja. Dhe të gjithë qeshin me teatrin e tij absurd që ditë për ditë po u thotë shqiptarëve: po vjen pushteti i tij, domethënë, Godoja. Por, Godoja e Saliut nuk dëgjon nga veshët. Kurse përkrahësit e tij e presin Godonë me seriozitet, edhe pse janë zënë liksh prej Saliut dhe nuk kanë ku të shkojnë”, tha ai.

Avokati deklaroi se Berisha  nuk e mori dot grupin parlamentar, edhe pse dhëndri i tij u bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të shkonin me të. Sipas tij, ata nuk e dëgjuan.

“Megjithatë, ata të afërmit e tij dje u mërziten shumë, sepse Saliu nuk e mori dot grupin parlamentar, edhe pse dhëndri i tij u bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të shkonin me Saliun, duke u thënë: hajdeni te Saliu se keq do ta kishin kur të vijë Godoja. Por ata nuk e dëgjuan. Kurse Saliu nuk po flet. Siç duket është i bindur se do t’i vijë Godoja. Por koha po i ikën, dhe asgjë nuk ka në vijë.  Godoja  nuk po duket Sali. Por… “Ja, ja shikoheni”! Bërtet Saliu duke shtuar: “ja, te kthesa është Godoja, priteni, se do të dalë”. Dhe koha ikën, dhe amerikanët qeshin me të, kurse shqiptarët i ka bezdisur sa nuk e shohin dot më me sy”, tha ai.




Skip to toolbar