Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ambasada: Ndiqni këshillat tona

AKTUALITET


Duke nisur nga e mërkura (sot, 2 tetor) dhe përgjatë një muaji të gjithë do të kenë një mundësi për të bërë realitet ëndrrën amerikane. Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton se pasditen e së mërkurës në orën 18.00 do të hapen aplikimet për të marrë pjesë në lotarinë amerikane. Lotaria do të qëndrojë e hapur përreth 1 muaj dhe do të mbyllet më 5 nëntor. Ambasada e SHBA-së u bën thirrje të gjithë personave të interesuar që të ndjekin faqen zyrtare të ambasadës në facebook pasi aty do të publikohen çdo ditë këshilla të ndryshme që të mos bëni gabime me aplikimin e formularëve.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”, shkruan ambasada e SHBA-së.


Ambasada këshillon që të bëhet kujdes pasi ekzistojnë disa faqe interneti apo emaile që përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. “Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas”, thekson ambasada.

Ndërsa përgjigjet do të dalin më 5 maj 2020. Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Për më tepër informacion klikoni këtu:

🇦🇱️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 26. September 2019



Skip to toolbar