“Njerëzit e Berishës, të paaftë për të marrë pushtetin”, Elezi: Bardhi, pa shtyllë kurrizore!

Më të fundit


Ish-kryetari për kandidat i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi foli për situatën politike në PD, ku tha se është shumë shqetësuese.

Ai u ndal tek demokrati Gazment Bardhi, ku tha se është pa shtyllë kurrizore dhe se nuk mban dot peshë politike.


Ndër të tjera, Elezi në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News tha se njerëzit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë të paaftë për të marrë pushtetin.

“Kjo që po ndodh me PD është shqetësuese. Rithemelimi e ka lënë politikë bërjen Bardhit. Të mbash peshë duhet të kesh shtyllë kurrizore, ndërsa ky e ka të deformuar.

Nuk i mban shtylla kurrizore. Fliste për shtëpitë e Mulit (Flamur Noka), tani e ka shok. Nuk mban peshë Bardhi, nuk e kuptoj se si Berisha ia ka lënë në dorë Bardhit.

Po vërtetohet që Berisha nuk e çoi për përndjekje penale Bardhin. Ajo që është për të ardhur keq është se demokratët e kanë përndjekur partinë”, tha ai.




Skip to toolbar