Lufta ndaj insekteve në bregdet/ Rinis në prag të sezonit turistik

Më të fundit


Për të garantuar një sezon të qetë dhe për të parandaluar sëmundjet infektive që transmetohen përmes mushkonjave në vijën bregdetare, laguanat, ligatinat, parqet, bodrumet në zonat turistike dhe në kryeqytet do ti nënshtrohen desinsektimit.

Zonat e nxehta janë vlerësuar paraprakisht nga Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe pushtetin vendor.


“Ne kemi habitate që janë laguna, kanale dhe zona urbane që shkojnë në 5340 hektar në të gjithë zonën bregdetare dhe ligantinore. Kemi një habitat tjetër që janë pusetat dhe bodrumet që në total shkojnë mbi 5 00 mijë meër katror. Veprojmë mbi format paraprake pa shkuar në mushkonjën adulte, pra ngordhim larvat dhe kjo është shumë e rëndësishme se duke parandaluar rritjen ne procesin e mushkonjës do kemi minimizim të prezencës së mushkonjave në bregdet, zonat urbane, dhe indirekt sëmundjet infektive që transmetohen përmes këtyre mushkonjave.”

Procesi do të zgjasë rreth gjashtë muaj, nga maji në tetor. Ndërsa lënda që do të përdoret vepron mbi larvat e katër lloje mushkonjash, mes tyre dhe atë që shërben si vector transmetimi për sëmundjen e malarjas.

“E kemi pas të pranishme më herët, aktualisht skemi raste, anafele shkakton malarjan sigurisht që skemi raste autoktone, por të improtuar, sporadike, por kur merren masa parandalueshme qoftë me minimizimin e vektorit që e transmeton sigurisht është një e mirë e domosdoshme. Është një proces ripetitiv, çdo dy javë bëhet një trajtim i ri, në bazë të kërkesave që vijnë nga njësistë vendore të kujedsit shëndetësor.”

Pas një ndëprerje gati tre vjeçarje desinsektimi u krye vitin e shkuar për një periudhë të shkurtër kohore në Tiranë për tu rikthyer këtë sezon përgjatë të gjithë zonës bregdetare./abcnews.al




Skip to toolbar