“E kam kërkuar vetë takimin me SPAK”, Veliaj: Bashkëpunëtor i drejtësisë, t’i forcojmë institucionet

Më të fundit


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi u mor në pyetje për rreth 8 orë. Për gazetarët, Veliaj u shpreh se kishte kohë që kishte kërkuar që të thoshte fjalën e tij për çështjen e inceneratorëve, e cila sipas tij, u ezaurua. Veliaj deklaroi ndër të tjera se ndihej i lehtësuar që pati mundësinë të flisje për këtë çështje.

“E vetmja gjë që mund t’i bëjmë është të forcojmë institucionet. Kisha kohë që kisha kërkuar nje takim. Patëm një ezaurim për çështjen e inceneratorëve. U thanë detaje të tjera, të dy kolegët hetues me kërkuan që për çështje të sekretit hetimor, të mos i ndaj me gazetarët. Sot ndihem më i lehtësuar që pata mundësinë të them fjalën time”, tha Veliaj.





Skip to toolbar