Turqia do të ekstradojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

BOTA


Një gjykatë në Turqi ka miratuar kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin e shtetasit maqedonas, Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen 14-vjeçare Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.

“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Loupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”, ka bërë të ditur Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.


Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se procedura e ekstradimit do të kryhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit, i cili duhet të fillojë të aplikohet menjëherë pasi ai të ekstradohet nga Turqia.




Skip to toolbar