“Nuk e meriton të jetosh këtu”, sherri banal në Kavajë dhe hakmarrja e Rexhës për të vëllanë

AKTUALITET


Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Arjan Grosës në Kavajë një ditë më parë.

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes i cili është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës. Ashtu siç u raportua që në fillim të ngjarjes, vrasja është kryer për hakmarrje, pasi Altin Rexha dhe vëllai i Arian Grosës, Edmond Gosa mbetën të vrarë në mars të këtij viti pas një sherri banal mes tyre.


Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion që çon në kapjen e autorit . 48-vjeçari Arjan Gosa u qëllua me një plumb në kokë teksa ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë.


Shkak për sherrin me dy viktima në muajin mars është bërë ofendimi që Edmond Gosa i bëri Sali Rexhës për origjinën duke i thënë se nuk meritonte të jetonte në zonë dhe të kthehej në Kukës andej nga kishte ardhur.

Ngjarja ndodhi në zonën e kryqëzimit të valutave në Kavajë, ku pas konfliktit Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur me armë duke mbetur të dy të vdekur.about:blank

Hakmarrja në lidhje me vrasjen e vëllait, bëri që Habib Rexha të ekzekutonte ditën e diel vëllain e Edmond Gosës. Arjan Gosa u qëllua m plumb në kokë teksa ishte duke konsumuar një kafe me të atin e tij në lokal.




Skip to toolbar