“Nuk e votuam rezolutën”, Tabaku: Kërkohet vullnet politik, i vonuar nga mazhoranca

Më të fundit


Këtë të enjte është mbledhur  Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar në lidhje me rezolutën anti-korrupsion, të propozuar nga PS.

Pas përfundimit, kryetarja e Këshillit Kombërtar të Integrimit, Jorida Tabaku ka deklaruar se abstenuan dhe nuk e votuan rezolutën.


Ajo ka theksuar se kërkohet vullnet politik, i cili ka qene i vonuar nga mazhoranca.

“Deri më sot qeveria nuk e ka bërë këtë gjë. Ky është elementi i parë. Së dyti, janë dhe një pjesë e funksionit të kryetarëve që mazhoranca nuk mund t’i bëjë dot. Parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë dhe të miratojnë copa letre që dihet se ça fundi kanë. Ca e pengonte mazhorancën qe deri atëherë ti votonte? Ca e pengonte mazhorancën? Ne akoma jemi duke diskutuar për projekt-rezolutën, ndërsa për sa i përket komisionit nuk kemi akoma një qartësi.

Janë një sërë elementesh që lidhen me punën  e Këshillit të Integrimit. Në rezolutën e Partisë Socialiste thuhet që reformat janë të pakthyeshme. Opozita është e tillë dhe për këtë është votuar, prandaj nuk e bën dot mazhoranca.

Ne sot abstenuam nuk e votuam rezolutën dhe në mbledhjen e radhës së ditës së hënë do të diskutohet. Keto ishin ato që unë ngrita dhe në mungesë të një debati. Kjo kërkon vullnet politik që ka qene i vonuar nga mazhoranca”.




Skip to toolbar