Sulmi në Kharkiv, Zelesky: Prej tre vitesh bota nuk ka guximin të përballet me terroristët

BOTA


Të paktën gjashtë civilë humbën jetën në një seri sulmesh me raketa nga rusët në Kharkiv të enjten në mëngjes, sipas autoriteteve lokale në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Ndërsa 11 persona kanë mbetur të plagosur.

Sulmet ruse kanë goditur, ndër të tjera, një shtypshkronjë (duke vrarë dy persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë).
Forcat ruse goditën gjithashtu fshatin Zolochiv në rajonin e Bogotukhin, ku dy persona u plagosën dhe qytetin Lubotin në rajonin e Kharkiv, ku dy të plagosur të tjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore.


”Moska po përfiton nga mungesa e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe një aftësi e besueshme për të shkatërruar raketat ruse”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky disa orë pas sulmit vdekjeprurës me raketa në Kharkiv.

”Dhe kjo dobësi nuk është e jona, por e botës, e cila për tre vjet nuk ka guxuar të përballet me terroristët ashtu siç e meritojnë”, tha ai në një postim në X.




Skip to toolbar