“Nusja e ardhshme”, Greg Rama i jep lamtumirën e fundit “Kikit”

AKTUALITET


Gregu, djali i kryeministrit Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit mikeshës së tij, Kristi Reçi, që u nxor e pajetë nga rrënojat e Durrësit, ndërkohë që CNN raportoi se ajo ishte nusja e ardhshme e djalit të kreut të qeverisë.

Tërmeti katastrofik tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, duke lënë pas të paktën 49 viktima, mbi 700 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara. Mes familjeve që mbetën nën rrënoja ishte dhe familja Reçi, me origjinë nga Mirdita dhe që banonte në Durrës. Tërmeti iu mori jetën të katër anëtarëve të familjes Reçi, Eduard Reçi, 54 vjeç, Dolora Reçi, 49 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe Klaus Reçi, 21 vjeç, të cilët u përcollën dje për në banesën e fundit.


Shuarja e kësaj familje preku edhe familjen e kryeministrit Edi Rama, pasi 25-veçarja Kristi Reçi ishte e afërme e djalit të kryeministrit, Greg Rama. Ishte vetë Gregu, që reagoi me një mesazh në rrjetet sociale pas tragjedisë, duke thënë se e kishte njeri të afërt studenten e Mjekësisë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Gregu i ka dhënë lamtumirën e fundit mikes së tij, Kristit, të cilën, zbulon se e thërriste “Kiki”. “U prehsh në paqe Kiki”, shprehet Greg Rama në postimin e tij.

Për këtë lidhje mes Gregut dhe Kristit, Kryeministri Edi Rama la në mes intervistën me gazetarin Sokol Balla në “Real Story” mbrëmjen e të mërkurës në Durrës. Gazetari Balla e pyeti Kryeministrin në lidhje me përjetimin personal dhe familjar të tërmetit, duke iu referuar një statusi të ndjerë të djalit të Kryeministrit, Greg Rama, që shkroi për Kristi Reçin, që humbi jetën mes shumë viktimave.

Kësaj pyetje Edi Rama nuk mundi t`i përgjigjet për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Megjithatë, rrjeti i njohur televiziv, CNN, raporton për këtë ngjarje në një artikull se: “Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte mes dhjetëra viktimave të tërmetit që goditi vendin të martën”, konfirmoi zyra e Ramës, shkruan CNN.




Skip to toolbar