48 viktima, vijojnë kërkimet vetëm te “Mira Mare”

AKTUALITET


Ministria e Mbrojtjes konfirmon se janë nxjerrë gjithsej nga rrënojat 48 trupa të pajetë, ndërkohë që janë mbyllur zyrtarisht kërkimet në Thumanë, te Këneta në Durrës, te pallati pranë Kryqit të Kuq dhe te Rruga Shoqëria. Sipas ministrisë vijojnë kërkimet vetëm te rrënojat e hotel “Mira Mare” në Durrës ku dyshohet për një trup të pajetë. Ndërkohë që televizionet, ndryshe nga ministria raportojnë për 50 viktima, dhe dyshohen për dy trupat e pajetë të dy balerinave në rrënojat e “Mira Mare”.

Gjatë mesnatës u nxorën dy trupat e fundit të pajetë nga rrënojat e dy ndërtesave të shembura në Durrës, atë të Ilir Lalës në vilën 4 katëshe në Kënetë të Durrës, aty ku tragjedia goditi më fort me vdekjen e 8 anëtarëve të një familjeje, dhe të Xhuljeta Gjonajt në pallatin tek “2 Gjelat” po në qytetin bregdetar.


Në operacionet e kërkim shpëtimit morën pjesë grupe ekspertësh të huaj të ardhura nga Kosova, Italia, Greqia, Zvicra, Rumania, Mali i Zi e Serbia por dhe nga  vende të tjera, të cilat ishin të pajisur me mjete dhe me logjistikë për t’iu ardhur në ndihmë personave poshtë rrënojave.

Në gërmadhat e “Mira Mare” u nxor i pajetë pasditen e së enjtes 41-vjeçari, Sotiraq Misha, por dyshimet janë se nën rrënojat e këtij hoteli janë edhe dy vajza të tjera që punonin si balerina.

Fillimisht grupi i kërkim-shpëtimit tek hotel Mira Mare i ndërpreu punime, por një grup kroatësh bënë kërkime fundit me qen nuhatës dhe mesa duket sinjali nga qentë është dhënë se nën rrënoja ka ende persona, kështu kërkimet do të vijojnë më tej.




Skip to toolbar