Nxirren të pajetë një djalë e një vajzë nga Rezervuari i Çekrezës

AKTUALITET


Tragjedi në rezervuarin e Çekrezës. Nxirren të pajetë trupat e dy të rinjve, të cilët u mbytën me makinë mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se janë nxjerrë trupat e pajetë të shtetasve Erjon Muçaj., 22 vjeç, dhe Flora Gjinaj, 20 vjeç.


Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar