“Nxori të atin nga spitali se pa në TV se do shembet, i vdes rrugës” Rama: Këta janë kriminelë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka vizituar banorët në zonën e ish-Kënetës, ku gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka sjellë një shembull të dhimbshëm, që lidhej për shkak të keqinformimit nga ana e mediave. Rama tha se një person ka humbur jetën pasi doli nga spitali i Durrësit, pas lajmeve në media se godina po shembej. Kryeministri i cilësoi këto media si “kriminel” që po përhapin panik dhe po marrin më qaf banorët e trembur e të frikësuar.  Banori tha se pasi kishte dëgjuar në lajme se spitali i Durrësit po shembej nga tërmeti, e ka nxjerrë babanë për ta transportuar në Berat, por ai ka ndërruar jetë rrugës.

 “Gjithë kjo histori është historia e mediave. Marrim babanë nga krevati duke iu rezistuar mjekëve mos lëvizni, se dëgjojnë se po shemben spitali i Durrësit, dhe u vdes babai rrugës. Në vend që të mendojnë dy herë kur të flasin, që t’i lënë për një fazë të dytë, por non stop nëpër portale, TV. Kriminelë. Kjo është historia. Mos shihni TV, “shihni” radion më mirë“, tha Rama


Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit ku u shpall dhe gjendja e jashtëzakonshme për zonat e dëmtuara, Rama ka bërë disa herë thirrje për portalet dhe televizionet që të mos përhapin panik dhe lajme të rreme, në të kundërt do të marrë masa drastike. Rama paralajmëroi se do të marra masa ekstreme për mediat private duke u shprehur “mos na detyroni të bëjmë arë që s’ua rrok imagjinata”. Të parët që u ndoqën penalisht për përhapje paniku dhe keqinformimi ishin dy administratorët e “Jeta Osh Qef” dhe një 25-vjeçare për shpërndarje të lajmeve të rremë ne rrjetet sociale.




Skip to toolbar