“O ma më shpëto, po më vrasin”! Dalin pamjet e shqiptarit të dhunuar nga policët në Greqi

AKTUALITET


33-vjeçari shqiptar, i dënuar për drogë, u dhunua teksa po transferohej nga burgu i Selanikut në Athinë.

Media greke “Mega” ka publikuar foto që dëshmojnë dhunën barbare ndaj tij, ndërsa mes lotësh ka folur motra e tij.


Ajo tha se vëllain e kanë dhunuar brenda në makinë teksa transferohej, por dhe në momentin që e kanë zbritur, para syve të prindërve të tij.

“O ma më shpëto se po më vrasin”, këto ishin fjalët e tij thotë e motra.

Po ashtu sipas mediave greke, thuhet se babi i shqiptarit ka deklaruar se një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”.

https://www.megatv.com/embed/?p=2020970334



Skip to toolbar