OKB i bën apel Britanisë së Madhe: Mbroni fëmijët e pashoqëruar që kërkojnë azil

BOTA


Britania duhet të sigurojë, pa diskriminuar, mbrojtjen e të gjithë fëmijëve që kërkojnë azil dhe duhet t’i japë fund praktikës së strehimit në hotele të fëmijëve të pashoqëruar. Është OKB-ja që i bie kambanave të alarmit dhe shprehet thellësisht e shqetësuar lidhur me politikën aktuale dhe praktikën e strehimit të fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar nëpër hotele të përkohshme, në vend të marrjes së tyre nën përgjegjësinë e autoriteteve vendase.

“Politika e deritanishme e vendosjes së fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në hotele jashtë sistemit britanik të mbrojtjes së fëmijëve është diskriminuese. Mangësi të tilla në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve rrisin rrezikun e trafikimit”, thotë OKB-ja.


Ekspertët e OKB-së theksuan nevojën urgjente për të gjetur fëmijët që mungojnë dhe për t’u ofruar atyre kushte pritjeje në përmbushje të të drejtave të njeriut, si dhe nevojën për mbrojtje për fëmijët që kërkojnë azil, pa diskriminim në bazë të kombësisë, statusit të emigracionit, racës, etnisë apo gjinisë: “Qeveria britanike duket se nuk po përmbush detyrimet e saj bazë sipas legjislacionit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, për të siguruar trajtimin më të mirë të fëmijëve, pa diskriminim dhe për të parandaluar trafikimin e fëmijëve”.

Ata vunë në dukje se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë sistemuar në gjashtë hotele që nga qershori 2021 dhe se 440 nga këta fëmijë janë zhdukur. Për 220 prej tyre vazhdohet të mos dihet asgjë, sipas të dhënave të përpiluara deri më 23 janar 2023. Shumica e këtyre fëmijëve janë shtetas shqiptarë.




Skip to toolbar