OKB: Sistemi bankar i Afganistanit është në kolaps

BOTA


Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për të ndërmarrë masa të menjëhershme për të forcuar sistemin e bankave në Afganistan.

Njerëzit nuk janë më në gjendje të paguajnë kreditë e tyre dhe mungesa e likuiditetit mund të çojë në rrëzimin e sistemit financiar.


Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim nënvizon se kostoja për ekonominë afgane dhe shoqërinë nga kolapsi do të ishte “kolosale”.

Ndërprerja e rrjedhës më të madhe të ndihmës për zhvillim ndërkombëtar që kur talebanët rimorën pushtetin në Afganistan, shkaktoi një rënie të lirë të ekonomisë.

“Sistemi financiar dhe bankar i Afganistanit është në gjendje të vështirë. Problemi i tërheqjes masive të depozitave duhet të zgjidhet shpejt për të përmirësuar produktivitetin e kufizuar të vendit dhe për të parandaluar kolapsin e sistemit bankar, theksohet në raportin e UNDP-së”, thuhet në raportin e UNDP-së.

“Koordinimi me institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kanë përvojë të gjerë në sistemin financiar afgan, do të jetë vendimtar në këtë proces,” tha UNDP, duke cituar Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar .

Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë paralajmëruar vazhdimisht, pasi talebanët morën pushtetin se ekonomia afgane ishte në prag të kolapsit, gjë që do të përkeqësonte krizën e refugjatëve.

PNUD thekson se nëse sistemi bankar shembet, do të duhen dekada për t’u rikthyer në këmbë.