Opozita kërkon shpjegime për skandalin në Spitalin Onkologjik, ku shtatë mjekë mohonin ofrimin e shërbimeve për të sëmurët në spitalet shtetërore, me qëllim dërgimin e tyre në privat.
Sipas Gazmend Bardhit, kjo skemë abuzimi është denoncuar më herët nga demokratët.
“Grupi ka miratuar kërkesën për një interpelancë me ministren Koçiu, në seancën e ardhshme, për t’iu përgjigjur papërgjegjshmërinë që ka udhëhequr ministrin në trajtimin e këtij problemi. Dje ministrja, edhe për shkak të indinjimit të thellë që gjëja ka shkaktuar në popull, shprehu neveri për që ka ndodhur, por institucionet kanë qenë të informuara në kohë për atë që po ndodhte.
Skandali nuk është rast i veçuar, por një skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë në Shëndetësi”
Një tjetër pike diskutimi për Partinë Demokratike në mbledhjen e kësaj të mërkure ka qenë dhe pezullimi I fondeve IPARD për bujqësinë, për të cilën kërkohet ngitja e një Komisioni të Posaçëm parlamentar. Gazment Bardhi, po ashtu njoftoi edhe një tjetër vendim të demokratëve nga kjo mbledhje.
“Kemi kërkuar dhe një interpelancë urgjente me zotin Rama në seancë e radhës në Kuvend, për një skandal të emërimit prej tij të një ish-agjenti të Shërbimeve sekrete rumune që sipas Shërbimeve rumune, rezulton të jetë pika lidhëse mes klaneve dhe bandave të trafikut të drogës. Së pari një agjent i shërbimeve të huaja nuk mund të jetë i rekrutuar apo i emëruar, se cenon Republikën e Shqipërisë.”/abcnews.al