Ukraina godet me dron një fshat rus, mes viktimave dy fëmijë. Moska liron 10 civilë

BOTA


Një dron ukrainas goditi një fshat rus afër kufirit, në rajonin e Kurskut, duke vrarë të paktën 5 civilë, duke përfshirë 2 fëmijë. Kjo është bërë e ditur nga guvernatorit rajonal rus Aleksei Smirnov.

“Me dhimbje të madhe ju njoftoj se pesë persona, duke përfshirë dy fëmijë të vegjël u vranë dhe “dy anëtarë të tjerë të së njëjtës familje u plagosën dhe janë në gjendje të rëndë”, shkroi në Telegram guvernatori i rajonit të Kurskut, Aleksei Smirnov.

Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në mbrëmje lirimin dhe kthimin në Ukrainë të dhjetë civilëve që u arrestuan në Rusi, duke përfshirë dy priftërinj dhe një zyrtar lokal.

“Ne arritëm të kthejmë dhjetë qytetarë të tjerë nga robëria ruse”, shkroi lideri ukrainas në mediat sociale, duke shtuar se ata “u liruan dhe tani u kthyen në Ukrainë”.

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë rregullisht ushtarët e kapur, por kthimi i civilëve është i rrallë.



Skip to toolbar