17 persona janë arrestuar në një operacion të gjerë të zhvilluar në bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Italisë. Arrestimet janë bërë në Sardenja, Emilia-Romagna, por edhe në Shqipëri. Të arrestuarit akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge dhe shpërndarje droge.
Arrestimet janë bërë në kaudër të operacionit të koduar ‘Rruga e Detit’ nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antimafiave të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit.
Nuk dihen ende detaje të tjera në lidhje me superoperacionin e zhvilluar.