Opozita nuk njeh zgjedhjet, Berisha thërret protestë ditën e Samitit

Më të fundit


Sali Berisha njoftoi se Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet. Ai tha se opozita do të organizojë një protestë për të denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, pikërisht në ditën kur në Tiranë do të mblidhen liderët e Komitetit Politik Europian.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16, në orën 17:00, në Bulevardin Zogu I, për të sensibilizuar opinionin publik botëror, mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral, Edi Rama, që nuk respekton asnjë ligj ndërkombëtar për zgjedhjet”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Berisha bëri edhe disa llogari. Sipas tij, PD-ja ka marrë 82 mandate, mirëpo 30 ia kanë vjedhur bandat.

Duke u ndalur tek protesta e 16 Majit, ai sqaroi:

“Protesta do të jetë paqësore. Garantojmë se nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e shtetarëve që vijnë, por duam që ata ta mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij”.



Skip to toolbar