Pafajësi për anëtaret e “Hakmarrjës për drejtësi”. Gjykata e Lartë rrëzon prokurorinë

AKTUALITET


Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e Prokurorisë për Krime të Rënda, bërë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në vitin 2017 që shpalli të pafajshëm të gjithë të ashtuquajturit anëtarë të “Hakmarrjes për drejtësi”.

Çështja u mor në shqyrtim në dhomë këshillimi këtë të martë nga gjyqtarët Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Enton Dhimitri, të cilët nuk i pranuan argumentet e Prokurorisë se anëtarët duhet të dënoheshin për disa vepra penale më të rëndat vrasje dhe organizatë kriminale. Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në fuqi pafajësinë e 10 personave.


Me një vendim dhënë më 13 shkurt 2017, Apeli i Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm anëtarët e bandës ‘Hakmarrja për drejtësi’. Gjykata dha pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun, duke i liruar nga akuzat të gjithë anëtarët e saj.

17 KRIMET PER TE CILAT AKUZOHEJ “HAKMARRJA PËR DREJTËSI”

29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë

13.04.1993 Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë

15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte

11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja

12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja Eduard Trimi

13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.

14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja

20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë

21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie

03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja

12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten

15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja

31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar

12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë

18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja

26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë

26.07.1996 – Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij /abcnews.al




Skip to toolbar