Pak ditë pasi u zgjodh në krye të shtetit, Bajram Begaj takohet me tre ish-presidentët

Më të fundit


Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me paraardhësit e tij. Mësohet si Begaj do të takohet sot më ish – Presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Rexhep Meidani.

Kujtojmë që pak dite me parë, Begaj u takua me ish-Presidentin Alfred Moisiu.


Ish Presidenti Moisiu i tregoi mbi përvojën e tij gjatë pesë viteve në Presidencë dhe i dha librin që flet mbi atë periudhë kohe “Midis Nanos dhe Berishës”.

Biseda miqësore mes tyre zgjati rreth 1 ore e 30 minuta. Të dy kanë njohje të vjetër pasi vijnë nga i njëjti profesion ai i ushtarakut.

Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit.

Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me Partinë Demokratike në opozitë.




Skip to toolbar