Pak para mbërritjes në Tiranë, Cameron: Partneriteti ynë po jep rezultat kundër emigracionit të paligjshëm

AKTUALITET


Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Kameron (Cameron) do të udhëtoj këtë të mërkurë drejt Shqipërisë, ku do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Pak para udhëtëimit drejt vendit tonë, Kameron tha për mediat britanike se partneriteti mes dy vendeve ka dhënë rezultat në trajtimin e emigracionit të paligjshëm. Sipas Kameron, mbërritjet e varkave të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin që lamë pas.


Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023, që do të thotë se më pak shqiptarë po bien në duart e bandave kriminale dhe po bëjnë kalime të rrezikshme në Kanal”, deklaroi ai.

Po ashtu, Kameron do të diskutojë me krerët e shtetit tonë edhe për krijimin e një programi të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Së bashku ne po forcojmë partneritetin tonë, po forcojmë sigurinë evropiane, duke investuar në gjeneratën e ardhshme të të rinjve, duke ndërtuar lidhje tregtare dhe duke trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për të siguruar që ne të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për vendet tona”, theksoi Sekretari i jashtëm britanik.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Kameron (Cameron) do të vizitojë sot Tiranën. Kjo është vizita e parë e tij në vendin tonë.  Kameron mbërrin në vendin tonë rreth orës 11:00 në Aeroportin Nene Tereza, ku do te pritet nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani. Në orën 12:00, Kameron do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në për ti lenë vendin  më pas një konference për mediat. Pas takimit me kryeministrin, Kameron do të takohet me kreun e Shtetit, Bajram Begaj, rreth orës 14:30.




Skip to toolbar