Panik në Korçë, tërmete të vogla edhe gjatë natës

AKTUALITET


Prej dy muajsh tashmë qarku i Korçës është përfshirë nga një sërë tërmetesh, ku vetëm mëngjesin e kësaj të enjte janë regjistruar dy goditje të tjera.

IGJEUM bën të ditur se dy tërmetet janë regjistruar në orët e para të mëngjesit, konkretisht i pari me magnitudë 2.7 dhe tjetri më i fortë, me magnitudë 3.


Një ditë më parë banorët u përfshin në panik për shkak të tërmetit të fuqishëm prej 4.7 ballë. Në orët e mbrëmjes së të mërkurës mësohet se ka rënë një tjetër tërmet me shkallë 3.4.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, deri më tani janë regjistruar katër lëkundje, ku më e forta ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në juglindje të Dardhës, në orën 16:21.

Disa banorë të prekur në tërmetin e 1 qershorit janë shprehur se lëkundjet e fundit ka pasur plasaritje të reja në shtëpitë e dëmtuara, por Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.




Skip to toolbar