Parashutistë serbë në zonën kufitare me Kosovën, reagon KFOR

KOSOVA


Disa parashutistë nga Serbia, janë parë në zonën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, konkretisht në afërsi të Podujevës.

Për pamjet që ngjallën shumë reagime, KFOR shprehet për Klankosova se Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit.


Sipas, KFOR stërvitja ishte paralajmëruar nga autoritet serbe.

“Sipas informacioneve të KFOR-it, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit brenda Zonës së Sigurisë Tokësore në anën serbe të vijës kufitare administrative, në periudhën 29 dhe 30 qershor. Stërvitja është paralajmëruar nga autoritetet serbe në përputhje me procedurat ekzistuese””, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

“KFOR-i mban një prani në të gjithë Kosovën dhe vazhdon të kryejë patrullime ditore, duke përfshirë edhe pjesën veriore të Kosovës, në respekt të plotë të mandatit të tij të OKB-së që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet më tej në deklaratë.




Skip to toolbar