Legjitimiteti i Kuvendit dhe deputetëve të rinj të opozitës ka përplasur kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi me analistin Arjan Vasjari në studion e emisionit ‘Real Story”.
Kryemadhi theksoi se parlamenti është ilegjitim pasi nga 140 deputetë në fakt ka vetëm 122 dhe se procedura e emërimit të tyre është bërë kundër rregullave.
“Kuvendi është ilegjitim pasi nga 140 deputetë sot ka 122. Gjithashtu mënyra e emërimit të tyre duhej bërë një nga një ashtu siç duheshin thirrur edhe deputet e larguar një nga një. Por procedurat nuk janë respektuar dhe emërimi i tyre është bërë në bllok duke u përshpejtuar.” tha Kryemadhi
Ndërsa për analistin Arjan Vasjari, Kuvendi është legjitim dhe çdo deputet i zgjedhur nga listat emërore të partive janë legjitimë. Ndërsa në lidhje me legjitimitetin moral, Vasjari tha se çdokush e mendon në mënyrë të ndryshme.
“Parlamenti është legjitim. Të gjithë ato që janë atje brenda janë legjitim. Ata që kanë dalë nga lista emërore e partive janë legjitim atje ku janë në parlament. Në kuptim të çështjes morale atëherë çdo njeri prej nesh ka një mendim të caktuar.”- tha Vasjari / Real Story