Partizani shkarkon trajnerin pak ditë para nisjes së sezonit të ri

Më të fundit


Kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i sezonit të ri të Kategorisë Superiore dhe situata te “demat e kuq” është e nderë. Testi i fundit tregoi se Partizani jo vetëm nuk është gati për trofe, por ndoshta rrezikon edhe mbijetesën.

Humbja e thellë në miqësoren me debutuesit e Bylisit ngriti alarmin, aq sa sot është bërë “kokë turku” trajneri Dritan Mehmeti. Në fakt, pozicioni i këtij të fundit ishte i tronditur qysh prej eliminimit zhgënjyes nga “Conference League”.


Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona që luajnë futboll, ambiente të jashtme dhe teksti

Sidoqoftë, ditën e sotme është bërë zyrtar shkarkimi i trajnerit të të kuqve, Ka qenë vetë klubi kryeqytetas, ai që ka konfirmuar ndarjen e rrugëve me Mehmetin:

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Dritan Mehmeti. Në prag të startit të kampionatit, drejtuesit dhe trajneri Mehmeti kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani falënderon Dritan Mehmetin për punën dhe kontributin e dhënë përgjatë gjithë periudhës si pjesë e klubit dhe së fundi në drejtimin e ekipit të parë, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen”.




Skip to toolbar