Pas autopsisë lirohet djali i 67-vjeçares që u gjet e pajetë banesë në Laprakë

AKTUALITET


Mjeksia ligjore konstaton se vdekja e 67 vjeçares Veronika Ramadani në Laprakë, ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:


Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar