Ngec në vetting gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, pasuria “djeg” Aleks Nikollin

AKTUALITET


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër, Aleks Nikolli. 

KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme dhe ngriti dyshime për veprime fiktive nga ana e gjyqtarit të Nikolli, ndërsa ky i fundit kundërshtoi analizën financiare dhe kërkoi konfirmim.


Komisioni konstatoi pamundësi financiare për ndërtimin e një shtëpie trekatëshe në fshatin Ishull Shëngjin të Lezhës, ku gjyqtari Aleksi rezulton si pronar i katit të dytë me sipërfaqe 147.8 m2.

Nikolli është diplomuar për drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe nga viti 2001 deri në vitin 2004 ai ka mbaruar studimet në shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2015, Nikolli ka marrë titullin “Doktor shkencash” në Universitetin Europian të Tiranës. Nga viti 2004 deri në vitin 2016 ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nga viti 2016 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.




Skip to toolbar