Pas gjyqit me Berishën, reagon Rama me fjalët e profetit Muhamet

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama është më se i vendosur për ta luftuar shpifjen. Pas fitores së gjyqit me ish kryeministrin Berisha i cili u dënua nga gjykata për padinë e depozituar nga Rama për shpifje, kryeministri ka reaguar mëngjesin e së shtunës me një tjetër mesazh për shpifjen, por këtë herë duke zgjedhur një thënie nga profeti Muhamet.

““Kush beson, nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar, apo si të ishte budalla”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook, fjalë të profetit Muhamet.


FJALËT E SHENJTA🕌🤲🏻⛪🙏

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 27. Dezember 2019

Të premten Gjykata e Tiranës dënoi për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha duke e gjobitur me shumën 5 milionë lekëve të vjetra. Padia ishte bërë nga kryeministri Edi Rama, 4 muaj më herët. Përveç gjobës ish kryeministri Berisha duhet të fshijë postimin e tij në rrjetet sociale, për të cilin dhe u padit. Bëhet fjalë për një postim të bërë rreth një viti më parë, ku ish kryeministri Sali Berisha hidhte akuza ndaj Ramës se Gjermania i ka mohuar hapjen e negociatave për shkak se mbron në parlament kriminelët si Taulant Balla dhe Sajmir Tahiri. Pas vendimit të gjykatës ish kryeministri Berisha reagoi duke thënë se qëndrimi i tij ishte koment nga një artikull i publikuar në media. Berisha gjithashtu sulmoi gjykatën për vendimin duke thënë se është keqpërdorur nga Rama, por ama fshiu nga faqja e tij në facebook postin për të cilin u dënua për shpifje.

Për të luftuar shpifjen dhe lajmet e rreme Kuvendi miratoi projektligjin e qeverisë të quajtur paketa Anti-shpifje e cila parashikon gjoba të forta dhe deri në mbyllje të medieve që prodhojnë lajme të rreme.




Skip to toolbar