Pas “Migjenit” vjen “Naimi”, Balluku: Air Albania, me destinacione të reja

AKTUALITET


Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku prezantoi avionin e ri të “Air Albania”, që nisi udhëtimet drejt tre aeroporteve në Itali. Balluku u shpreh se destinacionet e fluturimeve me avionët e “Air Albania”, do të shtohen çdo muaj. “Air Albania është krijuar për të qënë një kompani prestigjoze, ndaj edhe zogjtë fluturues të shqiponjave do të shtohen çdo muaj për në destinacionet ku ka kërkesë të madhe”. Duke prezantuar Boeing 737 800 nga bordi i tij, Balluku tha se është hera e parë që në Aeroportin e Rinasit vjen një avion kaq i ri.  

“Gjëja tjetër që ne shtojmë sot me avionin “Migjeni” është cilësia. Në Tiranë është ulur një pajisje e quajtur Boeing 737 800, prodhim i fundvitit 2016. Aeroporti i Rinasit nuk e ka parë kurrë një pajisje kaq të re. Ne jemi krenarë të themi që Air Albania ofron shërbimet e një kompanie të ekselencës me çmimet një kompanie loë cost”, tha Balluku.


Avioni i ri ofron kushte optimale dhe siguri  në udhëtim sipas rregullave të BE-së për pasagjerët. Stafi i “Air Albania”, sipas ministres, është trajnuar për më shumë se një vit në akademinë e aviacionit pranë Turkish Airlines. Ministrja shtoi se avioni “Migjeni” do të udhëtojë 7 herë në javë në Milano dhe Romë, si dhe katër herë në javë në Bolonja të Italisë.

“Tregu Italian ka qënë i planifikuar për t’u aksesuar që në studimin e parë pasi mbi 70 % e pasagjerëve që udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit shkojnë drejt Italisë”, theksoi Balluku. Sipas saj, çmimet për biletë janë 20 deri në 25 euro më pak se sa të gjitha kompanitë low cast që operojnë në Shqipëri. Ministrja njoftoi se brenda këtij viti pritet të ulet në Rinas një tjetër avion i “Air Albania”, “Naimi”, një tjetër prodhim i vitit 2016 që do të fluturojë drejt destinacioneve Europiane.




Skip to toolbar