Rama publikon fotot e avionit të ri, “Air Albania” së shpejti drejt Amerikës

AKTUALITET


Pasi lajmëroi se në shtator do të nisin fluturimet e “Air Albania” drejt tre aerporoteve italiane, Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e avionit, që do të transportojë shqiptarët drejtë Italistë dhe anasjelltas. Avioni Boeing 737, prodhim i vitit 2016, është pagëzuar me emrin e “Migjenit”, dhe është duke u bërë gati për t`ju bashkuar flotës kompanisë shqiptare të aviacionit civil. Rama shkruan se ky avion do të jetë i standardeve të larta nga “trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për ço pasagjer, si asnjëherë më parë”, shkruan kreu i qeverisë.

Në fotot e “Migjenit”, shihet se një pjesë e bordit të kabinës së udhëtarëve është e destinuar për udhëtimet e “Business Class”. Ndërkohë, Kryeministri Rama, në postimin e tij në Facebook, shkruan se në fund të këtij viti do të shtohet dhe avioni i tretë i flotës së “Air Albania”, që do të ketë emrin “Naimi”, (një tjetër Rilindasi të shquar), që do të kryejë destinacione të tjera evropiane. Ndërsa më pas, radha do të jetë e “Nolit”, që sipas kryeministrit, do të kryejë linjën direkte Shqipëri-Amerikë.


Në fund, kreu i qeverisë shprehet se flota e “Air Albania” do të zgjerohet me të tjerë avionë në të ardhmen, ndërsa kritikëve u përgjigjet me një shprehje të urtë popullore shqiptare. “Gur gur  bëhet mur”. “Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë, po më mirë i’a lemë kohës të na tregojë e të flasë Se gur gur bëhet muri dhe mur pas muri bëhet kalaja thotë Populli; po normal që çdo popull ka të paduruarit e të pagdhendurit e vet, kështu që rroftë puna se ajo mbetet, ndërsa llafet lum kush i duron deri kur t’i marrë era”.




Skip to toolbar