Pashkët Ortodokse, fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 11 mijë hyrje-dalje në 24 orë

AKTUALITET


11.450 shtetas kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit në Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit . 7150, shtetas janë regjistruar në hyrje dhe 4300 në dalje. Gjithashtu numri i automjeteve të regjistruara në hyrje dhe dalje në këtë pikë kalimi është 3264 nga të cilët  2160 në hyrje dhe 1104 në dalje.

Prej dy ditësh në pikat e kalimit të kufirit me shtetin Helen, është rritur fluksi i qytetarëve të cilët jetojnë e punojnë në Greqi, por që kanë zgjedhur të kthehen në vendlindje për të festuar Pashkën Ortodokse.

Sipas informacioneve do të punohet me sportele të alternuara në varësi të fluksit për të shmangur radhët dhe pritjet. Për të shmangur radhët e pritjes pala shqiptare punon me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa ajo greke 3 në hyrje dhe 2 në dalje.



Skip to toolbar