PD, në mbrojtje të Kuliçit: Përkrahim çdo prokuror të ndershëm

POLITIKË


Partia Demokratike ka reaguar për sulmin ndaj prokurorit të Vlorës z. Albert Kuliçi, duke e cilësuar sulmin me tritol ndaj makinës së tij akt mafioz, ndërkohë që ka kërkuar angazhim energjik nga organet ligjzbatuese për vënien përpara përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarje.

“Partia Demokratike është thellësisht e shqetësuar për sulmin mafioz ndaj prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi, akt i kryer për shkak të detyrës së tij. Akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimin e menjëhershëm dhe energjik të organeve ligjzbatuese për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje. Ndëshkimi ndaj tyre duhet të jetë shembullor dhe i shpejtë. Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë për trupën e prokurorëve dhe për familjet e tyre. Kemi qenë dhe do të mbetemi përkrah çdo prokurori të ndershëm që lufton krimin, pavarësisht mbështetjes që segmente të politikës i japin shpesh kriminelëve, duke i veshur me pushtet”, deklaroi PD.





Skip to toolbar